LAJMI I FUNDIT:

Çitaku tregon historinë e Kosovës për ”Refugees International”

Çitaku tregon historinë e Kosovës për ”Refugees International”

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, një ditë më parë u shpall kryetare nderi e organizatës së pavarur ndërkombëtare “Refugees International”.

Por, sot ajo ka njoftuar së ka qenë pjesë e drekës së kësaj organizate, derisa ka pohuar se u ka kujtuar auditorëve për historinë e Kosovës.


Në një status të publikuar në llogarinë e saj në facebook, Çitaku, tha se është krenare derisa pati rastin të jetë afër përfaqësuesve ”WhiteHelmets” nga Siria, përcjell Klan Kosova.

”Ishte nder për mua të prisja drekën nga ”Refugees International”. I përkujtova auditorit për historinë e Kosovës. Krenare për t’u ulur pranë përfaqësuesve të “WhitHelmets” nga Siria dhe i falënderova për guximin e tyre. Shumë mirënjohëse që Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme Ed Royce, u bashkua me ne dhe na dha fjalë inkurajimi”, ka shkruar ambasadorja Çitaku.