LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë e therje me thikë në Prishtinë, ky është njoftimi i Policisë së Kosovës

Të shtëna me armë e therje me thikë në Prishtinë, ky është njoftimi i Policisë së Kosovës

Sot rreth orës 11:30, policia  ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania” në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Lekë Dukagjini”, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave, ku është përdorur një armë zjarri dhe një armë e ftohtë (thikë).

Në njoftimin për media bëhet e ditur se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor të jugut si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.


Si pasojë e përleshjes një person: F. B, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ka marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe i njëjti menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Gjithashtu janë shkaktuar edhe dëme materiale, ku nga predhat e armës, janë dëmtuar dy automjete që kanë qenë të parkuara në afërsi të vendit ku ka ndodhë incidenti.

“Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Si rezultat i kësaj, rreth orës 12:00,  policia ka arritur të identifikoj dhe të shoqëroj në stacion policor dy persona të dyshuar”, bëhet e ditur në njoftimin për media.

Lidhur me gjithë këtë ngjarje, me urdhër të Prokurorit të shtetit janë hapur rastet, vrasje e rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Vranët e me shi

Vranët e me shi

Lajme

"Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it

Siguri
Kalo në kategori