Kriza ekonomike dhe politike detyroi shumë shqiptarë që të largohen nga Kosova. Ata u larguan nga regjimi serb, duke gjetur strehë në Evropë. Kështu ndodhi edhe me Shqipe Karaxhën.
Babai i saj ishte i përndjekur politik dhe u detyrua të shkojë në Gjermani. Shqipja u integrua mjaft mirë në shtetin gjerman, që e falënderon shumë ndërsa tashmë ajo është zyrtare në kompaninë “Controllit AG”, që merret me planin e emergjencave në raste fatkeqësie.
Ajo nuk e harron asnjëherë vendlindjen e saj, ku qëndroi për tri javë, kur albinfo.ch shfrytëzoi rastin për një bisedë me të.
Shqipja tregon për vështirësitë që kishte në fillim në Gjermani, rrugën e shkollimit dhe punësimit.
Në Gjermani na priste babai
“Isha vetëm 10-vjeçe kur jam larguar nga Kosova. Arsyeja pse jemi larguar ishte pasi babai im ishte i përndjekur politik nga regjimi serb. Për këtë arsye vendosëm të largoheshim dhe të shkonim në Munih, aty ku po na priste babai (Halit Karaxha)”, thotë fillimisht Shqipe Karaxha.
Halit Karaxha shkoi në perëndim në vitet ‘80-ta. Ai ndërroi jetë në gusht të vitit 2015. Sikur për shumicën e emigrantëve, vështirësitë nuk munguan në fillim.
“Ne kemi qenë me fat, pasi na ka pritur babai në Hamburg dhe kjo na e ka lehtësuar shumë punën. Ai kishte shumë shokë, shqiptarë dhe gjermanë. Megjithatë, ka pasur edhe vështirësi, si gjuha, që nuk e dinim, por pastaj jemi adaptuar shumë shpejt dhe jemi integruar. Filluam të shkollohemi dhe të shoqërohemi me miqtë e rinj. Mësuesja gjermane, Frau Lochte na ka ndihmuar shumë për gjithçka dhe falë saj dhe babait që na kanë dhënë ndihmë morale dhe materiale, e kemi pasur shumë më lehtë”, shton Shqipja.
Diaspora të investojë edhe më shumë
Ajo u shkollua në Hamburg dhe tashmë ndihmon kompanitë dhe bizneset që të tejkalojnë krizat në raste fatkeqësie.
“Shkollën e kam kryer në Hamburg “Berufliche Schule für Büro-und Personalmanagement”, në drejtimin menaxhere e zyrave. Tash punoj në kompaninë “Controllit AG” si zyrtare. Kjo kompani merret me planin e emergjencave në raste fatkeqësie. Ne ndihmojmë bizneset që të menaxhojnë krizën. U ndihmojmë atyre me konceptet strategjike, organizative dhe teknike për mbrojtjen e biznesit kundër kërcënimeve dhe që të sigurohen në raste urgjente”, ka shtuar 37-vjeçarja.
Ajo për fund ka thënë se shpreson që diaspora shqiptare do të investojë edhe më shumë në Kosovë.
“Shteti gjerman t’i ofron të gjithë mundësitë për punësim dhe shkollim. E vetmja mangësi është që nuk je në vendlindjen tënde, kurse shteti t’i plotëson të gjitha kushtet. Shpresoj që diaspora shqiptare do të vazhdojë të investojë në Kosovë dhe t’i sjellim donatorët që të hapen më shumë fabrika dhe vende për të punuar të rinjtë”, ka përfunduar Shqipe Karaxha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
John Pfeffer: Bitcoin është më i mirë se ari
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze