Autoritetet e Kosovës mbajtën diskutime me stafin dhe menaxhmentin e lartë të FMN-së në Uashington gjatë Takimeve Pranverore 2017.
Diskutimet kishin në fokus performancën e programit dhe masat e nevojshme për të siguruar përmbyllje të suksesshme të programit.
Drejtori i zyrës së FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen thotë se performanca në kuadër të programit të mbështetur nga Fondi vazhdon të jetë e fortë. Autoritetet sipas tij i kanë përmbushur të gjitha caqet fiskale për fundin e muajit mars, si dhe janë të bindur se deficiti i buxhetit në vitin 2017 do të mbahet në kuadër të limiteve të rëna dakord.
“Sistemi bankar është i shëndoshë, me nivel solidë të kapitalit dhe likuiditetit, me kredi joperformuese në nivelin më të ulët historik, si dhe kanë shënuar fitime të qëndrueshme. Reformat strukturore në fushën e zbatimit të kontratave dhe prokurimin publik janë duke avancuar, gjë që do të ndihmojë në zhbllokimin e kredive bankare dhe do të përmirësojnë mjedisin e biznesit”, ka deklaruar ai.
Vermeulen theksoi se është kritike që ky progres të vazhdojë dhe që autoritetet t’i realizojnë të gjitha masat e mbetura për të siguruar përmbyllje të suksesshme të programit. Në veçanti sipas Vermuelen, kjo do të kërkojë:
Riklasifikimin e veteranëve të luftës deri në fund të muajit maj, pas shpalljes nga Presidenti të Ligjit për veteranët e luftës, me ndryshime e plotësime. Për ta ruajtur integritetin e procesit të pritur, riklasifikimi duhet të bazohet në vlerësime të besueshme të kohëzgjatjes së shërbimit të veteranëve gjatë luftës.
Ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për invalidët e luftës deri në mes të muajit maj, ashtu që kriteret për kualifikim për invaliditet të luftës të jenë në përputhje me ato të aftësisë së kufizuar civile. Harmonizimi i kritereve do të sigurojë paanshmëri dhe barazi në trajtim.
Këto masa do të sigurojnë që shpenzimet në skemat e përfitimeve të lidhura me luftën të jenë të qëndrueshme, duke liruar kështu hapësira për shpenzime më të larta në fusha prioritare siç janë arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura.
Ai ka shtuar se në Uashington është rënë dakord se do të jetë thelbësore që veprimet të merren brenda periudhës së paraparë kohore meqë programi do të përfundojë vetëm pas pak muajsh. “Përfundimi i suksesshëm i programit do t’i përforconte rezultatet e arritura me vështirësi përgjatë dy viteve të fundit”, ka thënë drejtori i zyrës së FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë