LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Partitë maqedonase frikësohen nga ndonjë hakmarrje të mundshme

Ahmeti: Partitë maqedonase frikësohen nga ndonjë hakmarrje të mundshme

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, edhe njëherë ka deklaruar se dy partitë maqedonase, duhet të lënë anash interesat partiake, e të mendojnë për të ardhmen e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shqiptarët e bënë punën e tyre, siguruan shumicën parlamentare, por për të respektuar vullnetin e shumicës dhe për të krijuar institucione funksionale, duhet të angazhohen të gjithë, partitë maqedonase në radhë të parë, thotë Ahmeti.

“Numrat nuk na japin mundësinë të jemi faktor vendimtar. Mund të jemi vendimtar në formimin ose jo të qeverisë apo parlamentit sepse moment varet nga shqiptarët, por tani nuk imponojmë dot në saj të numrave, bindjen te palët për të tejkaluar dyshimet njëra ndaj tjetrës …Nuk dua të jem skeptik e as të përhap defetizëm por mbetem në atë që kam thënë se pa një dialog të mirfilltë e pa një mirkuptim mes OBRM-së dhe LSDM-së, vështirë që gjërat të lëvizin për së mbari”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.


Ahmeti thotë se partitë maqedonase frikësohen nga ndonjë hakmarrje eventuale dhe kjo sipas tij i pengon të dialogojnë e të përcaktohen për realizimin e programeve politike dhe avancimin e cështjeve në RM. Sipas Ahmetit, zgjedhjet nuk janë zgjidhje për krizën, njofton RTVM.

“Zgjedhjet e parakohëshme, nuk e zgjedhin krizën …OBRM dhe LSDM t’i tejkalojnë interesat partiake e të bindin njëri tjetrin që në këtë vend duhet të funksionojë shteti ligjor, se nuk do ketë hakmarrje por drejtësia duhet të ndajë drejt drejtësinë. BDI ka pasur të drejtë legjitime të vë në pikëpyetje drejtësinë për shkak të padrejtësive që I është bërë, me përgjimet e paligjshme që është një ndër goditjet më të rënda për BDI në këto 17 vjet, por ne e kemi tejkaluar për hir të interesave më të mëdha shtetërore”, shtoi Ahmeti.

Ahmeti porosit partitë maqedonase të tejkalojnë interesat e ngushtë e të angazhohen për një shtet ligjor, për një dalje sa më të shpejtë nga kriza dhe vënien në funksion të institucioneve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori