LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi i shëndetshëm zgjidhja e problemeve shëndetësore – në Kosovë veçse ofrohet ky shërbim!

Ushqimi i shëndetshëm zgjidhja e problemeve shëndetësore – në Kosovë veçse ofrohet ky shërbim!

Babai i mjekësisë, Hipokrati thoshte “Le të jetë ushqimi medicina, dhe medicina ushqim”.

Çdo ditë e më tepër po publikohen artikuj dhe studime shkencore të cilat nxjerrin në pah rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm, dhe ndikimin në menaxhimin e shumë sëmundjeve kronike, madje shumë njerëz edhe kanë ndaluar së përdoruri terapitë e tyre për shkak të ndryshimit së dietës ushqimore. Për fatin tonë të mirë, ne nuk duhet të brengosemi se si ushqehemi apo se format tona fizike po përjetojnë deformime pasi Star Healthy Food është kompania e cila ofron kombinimet perfekte të ushqimeve të cilat përveç që janë të shëndetshme, të freskëta, janë edhe të shijshme.

Në një studim të bërë nga Departamenti i Shtetit për Agrikulturë në SHBA, njerëzit ushqehen me ushqime prej të cilave marrin vetëm ndjesinë e ngopjes, mirëpo jo edhe elementet ushqyese. Kjo formë e të ushqyerit është emëruar si “Ushqimi i kalorive boshe”.
Dhe pikërisht kjo formë e të ushqyerit është indikatori kryesor i paraqitjes së sëmundjeve të zemrës, diabetit, osteoporozës dhe sëmundjeve kancerogjene.


Mirëpo një ndryshim i dietës, dhe krijimi i një pjate me elementet ushqyese si: Proteina, Karbohidrate, Yndyra të mira dhe Drithëra, është shpëtimi i organizmit, dhe parandaluesi kryesor i shfaqjes së sëmundjeve kronike.

Konsumimi i drekës nga Star Healthy Food me ofertën e tyre për pakon e drekës GOLD do ju bëjë të varur nga ushqimi i shëndetshëm dhe i shijshëm. Po ashtu po të marrim në konsideratë që tani periudha e verës po afrohet, disa shtresa më pak të dhjamit do t’ua rikthejnë garderobën që keni dëshiruar ta vishni që sa kohë. Mbi të gjitha do të ndiheni mirë me veten.

Sipas hulumtimeve shkencore, ndryshimet kryesore që një personi i ndjen pasi të fillojë të ushqehet rregullisht shëndetshëm janë: rregullimi i aparatit të tretjes, ndryshimet për të mirë në lëkurë (si largimi i akneve, yndyrës së tepërt apo edhe hidratimi i lëkurës), nivelet normale të sheqerit në gjak, më shumë energji, normalizim i peshës, koncentrim gjatë gjithë ditës, gjumë më i rehatshëm, pakësim të hormoneve të stresit, mos pasja e problemeve me mishëra të dhëmbëve, dhe lista nuk ka fund.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të ushqehen shëndetshëm, apo ata të cilët duan të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre shëndetësore me anë të ushqimit, përfitimet do t’i gjejnë vetëm me Star Healthy Food.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Pija perfekte për ta hequr yndyrën dhe për të humbur peshë më shpejt

Pija perfekte për ta hequr yndyrën dhe për të humbur peshë më shpejt

Të njohim produktet
Kalo në kategori