Mbi 500 nxënës të shkollës fillore “Fan Stilian Noli”, të Kamenicës nga e hëna do të kenë kushte shumë më të mira mësimi. Kjo, pasi shkolla e tyre është renovuar nga punëtorët e KEDS-it, të cilët të dielën në vend të pushimit, kanë zgjedhur të punojnë në mënyrë vullnetare, vetëm që nxënësit të kenë ambiente më të mira mësimi.
Siç bën të ditur zyra për informim e KEDS-it dhjetëra punëtorë të kësaj kompanie nga Distriktet e Gjilanit dhe Prishtinës kanë arritur ta ndryshojnë pamjen e brendshme të shkollës.
“U ngjyrosën muret, radiatorët, dyert, u shtrua laminat në disa pjesë. Kjo bëri që me një angazhim të pakursyer, kjo shkollë të mos jetë më në kushte të rënda, si për nxënës, ashtu edhe për mësimdhënës. Gjithçka është bërë nën moton “Me duart tona”, pra vetëm përmes duarve. Simbolika e tillë e aksionit është organizuar në mënyrë që të nxirret në pah se puna komunitare vlen dhe përmes saj brenda një dite mund të përmirësohen kushtet e qindra nxënësve”, bëhet e ditur në njoftimin e KEDS-it.
Kjo iniciativë ka bërë të lumtur edhe drejtorin e shkollës, Mustafë Rrudhanin. “E falënderoj KEDS-in që e përzgjedhi shkollën tonë. Kjo për ne është sihariq. Jam i lumtur për këtë”, tha ai.
I pranishëm ishte edhe Drejtori për Arsim në Komunën e Kamenicës, Agim Shkodra. “Kjo është ide jashtëzakonisht e mirë. Jam shumë i lumtur që po shoh punëtorët e KEDS-it që po punojnë në shkollën tonë. Kjo duhet të zgjerohet edhe në shkollat tjera nga kompanitë tjera”, tha ai.
Kur e panë mundësinë t’i gëzojnë fëmijët, asnjë punëtor nuk hezitoi. “Sot jam këtu në aksionin për rregullimin e kësaj shkolle. Më vjen shume mirë që jam me kolegët e mi këtu, sepse do t’i gëzojmë fëmijët me këtë. Asgjë nuk më vjen vështirë që t’i bëjë fëmijët të lumtur. Po më pëlqen aksioni dhe kisha pasur dëshirë që të ketë më shumë kësi lloj aksione, sepse mes tjerash ndodh dhe shoqërimi mes njerëzve”, thotë punëtorja e KEDS’it nga Ranillugu, Jellena Joniq. As Sabri Boroci, punëtor i KEDS nga Kamenica nuk hezitoi.
“Nuk hezitova fare kur mu dha mundësia që të kontribuoj që gjeneratat e reja që mësojnë këtu ta ndiejnë veten mirë. Në çdo aksion, kudo qoftë, veçmas në shkolla duhet të kontribuojmë”, tha ai.
Nuk hezituan as punëtorët që kishin ardhur nga Prishtina.
“I jam bashkuar aksionit vullnetar të kompanisë sonë me qëllim që fëmijëve tonë t’iu ofrojmë kushte më të mira në shkollë dhe të tregojmë se me duart tona, duke u treguar vullnetarë, mund të ju ndihmojmë atyre që të kenë ambient më të mirë për punë dhe për mësim”, tha Syrmie Kika, punëtore e KEDS-it.
Aksioni i sotëm nuk është i vetmi që ndërmarrin punëtorët e KEDS-it rreth përmirësimit të kushteve në shkolla.
Disa muaj më parë janë kompletuar laboratorë të informatikës me kompjuterë dhe pajisur me internet 7 shkolla në territorin e vendit, përderisa janë shpërndarë edhe qindra libra për nxënës.
Aksione të ngjashme punëtorët e KEDS-it do të organizojnë edhe në të ardhmen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'