LAJMI I FUNDIT:

Kanalizimi i shpërthyer në fshatin Henc, banorët të rrezikuar nga infeksionet (Foto)

Kanalizimi i shpërthyer në fshatin Henc, banorët të rrezikuar nga infeksionet (Foto)

Banorët e fshatit Henc të Komunës së Fushë Kosovës që nga viti i kaluar përballen me një problem mjaft të pakëndshëm, madje edhe të rrezikshëm.

Kjo pasi që kanalizimi i fshatit ka shpërthyer dhe ka dalë mbi tokë mu afër shtëpive të disa nga banorëve të fshatit Henc.


Nga era e keqe ata ankohen se kanë marrë edhe infeksione e sëmundje të tjera.

Kanalizimi madje u ka prishur edhe të mbjellat në tokat afër dhe ujërat e puseve të cilët i kanë përdorur më parë.

Milazim Mjeku, banor i fshatit Henc i cili e ka shtëpinë ngjitur me pjesën ku ka shpërthyer kanalizimi, ankohet se nga era e keqe e kanë të pamundur edhe dritaret e shtëpisë t’i hapin.

Ai thotë se organet kompetente brenda Komunës së Fushë Kosovës arsyetohen se ende nuk ia kanë arritur të kontraktojnë një kompani që do ta zgjidhë këtë çështje.

Ndërkaq, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës, Maliq Berisha, ka thënë përmes telefonit për KosovaPress se çështja do të zgjidhet së shpejti, meqë shpejt pritet të kontraktohet një kompani e cila do të merret me rregullimin e kanalizimit.

Ndërkohë, nëse çështja nuk zgjidhet shpejt, banorët që kanë shtëpitë përreth, kanë frikë se me ngrohjen e motit era do të përkeqësohet edhe më tepër duke e bërë të pamundur qëndrimin edhe brenda në shtëpi. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori