Si në çdo sferë të jetës, edhe zgjedhja e kryetarit të Odës së mjekëve në Strugë, nuk i shpëtoi dimensionit të përballjes etnike dhe politike, shkruan gazeta Koha. Edhe në këtë rast, pavarësisht që para disa javëve ishte organizuar një Kuvend zgjedhor për zgjedhjen e kryetari të Odës së Mjekëve për Strugën, ky proces u reprizua sërish ditën e enjte, ku përballë njëri-tjetrit në garë ishin mjekët Muhamed Asani dhe Vllado Kocoski, duke i ndarë mjekët edhe në vija etnike, gjykuar edhe nga rezultati, por edhe nga anulimi që iu bë procesit të parë zgjedhor.
Dr. Muhamed Asani tregon për gazetën KOHA se pavarësisht që fitoi para disa ditëve mandatin që edhe për katër vjet ta drejtojë këtë strukturë në një Kuvend zgjedhor në përputhje me statutin në fuqi, rizgjedhja e tij në krye nuk u konvenoi një pjesë të palës tjetër, të cilët duke i fryrë, sipas tij, edhe karakterit etnik kësaj përballje, gjetën mekanizma dhe anuluan këtë proces zgjedhor, duke organizuar një të dytë.
Asani tregon se edhe në përballjen e dytë zgjedhore ku si kundër-kandidat kishte mjekun, Vllado Kocoski, ai arriti të fitojë ndaj tij me rezultat 94 me 91, por, sipas tij, ky proces tregoi që edhe në mjekësi dirigjimet politike janë shumë të forta.
“E gjithë kjo përballje e panevojshme dhe koncentrim energjish negative, padyshim që kishte edhe karakterin e mirëfilltë etnik në disa dimensione, sepse ndryshe nuk mund të shpjegohet fakti i anulimit të procesit të parë zgjedhor dhe mobilizimi i tërësishëm për raundin e dytë të cilin gjithashtu e humbin”, potencon Asani.
Dr. Muhamed Asani është një nga mjekët me përvojë në Strugë, që prej disa vjetësh drejton repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Strugës. Aktualishtë në Strugë veprojnë rreth 220 mjekë të profileve të ndryshme të punësuar në disa institucione shëndetësore, si Spitali i Strugës, Shtëpia e Shëndetit, Spitali i Nefrologjisë si dhe disa ambulanca koncesionare dhe private edhe të profilit stomatologjik në qytet dhe disa zona rurale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles