Prorektori për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, i cili ishte i përfshirë në skandalin e diplomimit jo të rregullt të Bekë Kuqit (kushëririt të Hajredin Kuçit) ka bërë kërkesë zyrtare për largim nga Universiteti i Prishtinës.
Në diplomimin e tij të shkollimit universitar, Bekë Kuqi dyshohet se diplomoi në mënyrë të parregullt dhe përgjegjësinë për këtë, sipas profesorit të UP-së Arben Hajrullahu, e mban edhe profesori Afrim Hoti, së bashku me profesorin Dashmir Bërxulli dhe dekanin e Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli.
E pikërisht Hoti ka njoftuar rektorin e UP-së, Marjan Dema, se me kërkesën e tij dëshiron të lirohet nga detyra e prorektorit për marrëdhënie ndërkombëtare. Këtë dëshirë, Hoti e ka shprehur në shenjë pakënaqësie për zhvillimet e fundit që kanë noddhur në UP, njofton Gazeta Zëri.
Hoti ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të bëjë edhe kërkesë zyrtare për t’u liruar nga detyra.
“Prandaj, në ditët ne vijim do bëjë kërkesë zyrtare për t’u liruar nga detyra”, ka deklaruar Hoti.
Profesori Arben Hajrullahu, më 25 janar të vitit 2016, i kishte dërguar kërkesë Afrim Hotit dhe dy të përfshirëve të tjerë në skandalin e diplomimit të dyshimtë të Kuqit, duke shprehur habinë për veprimet që kishin ndodhur në afatin e nëntorit, në vitin 2015.
Bekë Kuqi brenda një muaji kishte marrë notën 8 në lëndën “Hyrje në Shkencat Politike”, të semestrit të parë të studimeve Bachellor, ishte notuar me 8 në lëndën “Politikë Botërore”, lëndë e vitit të dytë-semestri i katërt i cili po ashtu në këtë lëndë, studenti Kuqi fillimisht ishte notuar me jo kaluese, me 5.
I afërmi i Hajredin Kuqit po ashtu brenda atij muaji kishte arritur të diplomoj në nëntor të vitit 2015 kur kishte dhënë provimin e një lënde të vitit të parë dhe një të vitit të dytë.
Profesori, Hajrullahu, kishte kërkuar përgjigje për rastin në fjalë nga Bërxulli, Dugolli dhe Afrim Hoti. Përgjigja e Hotit i revoltuar ishte se nuk do të merr përgjigje për ato çfarë po dëshiron Hajrullahu as me gojë e as me shkrim.
Në provimin “Politika botërore”, Hajrullahu thotë se Bekë Kuqi kishte rënë nga provimi të cilin e kishte vlerësuar Arben Hajrullahu. Por ia kishte mundësuar që brenda afatit ta sillte një punim, dhe kështu ta kalonte provimin.
Këtë praktikë Hoti thotë ta ketë ndjekur me të gjithë studentët që u ka mbetur vetëm një provim për të diplomuar, me qëllimin që të mos ua humbiste afatin.
Bekë Kuqi më pas ishte punësuar në Universitetin e Prishtinës, dhe sot e kësaj dite mban pozitën e zyrtarit për zotime dhe buxhet, në Rektoratin e UP-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak