LAJMI I FUNDIT:

Makina përplas për vdekje këmbësoren në Tiranë, largohet nga vendngjarja (Video)

Makina përplas për vdekje këmbësoren në Tiranë, largohet nga vendngjarja (Video)

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Mësohet se një automjet tip ‘Audi A4’ ka përplasur për vdekje një 48-vjeçare tek rruga ‘Mihal Grameno’, në zonën e tregut elektrik.

Mësohet se 48-vjeçarja që u përplas për vdekje është Gjystina Shpani (Picaku), e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje nga përplasja e fortë.


Pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Forca policie po hetojnë për shkaqet e aksidentit si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.04.2017, në rrugën “Mihal Grameno”, tek tregu elektrik, një mjet tip “Audi A 4”, ka përplasur shtetasen Gjystina Shpani (Picaku), 48 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia Rrugore, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme po kontrollojnë për gjetjen e automjetit si dhe kapjen e arrestimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e shtetases. /bw/