LAJMI I FUNDIT:

Zaimina përgënjeshtron spekulimet se është shtatzënë

Zaimina përgënjeshtron spekulimet se është shtatzënë
Zaimina Vasjari

Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, e cila tashmë është kthyer edhe në një sipërmarrëse, ishte e ftuara e radhës në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës, në ABC News.

Përpos shumë detajeve lidhur me karrierën dhe jetën personale, Zaimina ka folur për herë të parë lidhur me faktin nëse është apo jo shtatzënë.

Zaimina Vasjari shtatzënë? (Foto)
Lexo po ashtu Zaimina Vasjari shtatzënë? (Foto)

Në të vërtetë, e gjitha nisi nga një fotografi e postuar nga vetë këngëtarja, ku shfaqej personazhi i njohur i filmave të animuar, Pokahontas shtatzënë, të cilën e fshiu pak minuta më pas. Kështu, te ndjekësit u krijua ideja sikur Vasjari ishte shtatzënë, transmeton blitz.al.


Të vërtetën e gjithë kësaj, Zaimina e ka treguar në Thumb, ku shprehet: “E fshiva se filluan telefonatat: do bëhem teze, do bëhem gjyshe, do bëhem stërgjyshe. Lajmi doli direkt, u shpërnda gjithandej!”.

E pyetur nëse është apo jo e vërtetë, këngëtarja është përgjigjur duke prekur zonën e barkut: “Jo! Nuk është e vërtetë!”.

“Unë nxora Pokahontasin shtatzënë, sepse s’e kisha parë ndonjëherë. Ngacmova pak njerëzit!”, ka përfunduar Zaimina.