LAJMI I FUNDIT:

Xhirot me Ferrari FXXK në pistën e garave (Video)

Xhirot me Ferrari FXXK në pistën e garave (Video)

Pronarët që posedojnë modelin FXXK janë mbledhur në Mugella Circuit të Italisë, që të bëjnë xhiro me makinat e tyre të shpejta.

Meqenëse këta Ferrari nuk janë për rrugë të zakonshme, është dashur të pritet dita e caktuar që të shkohet në pistën që shfrytëzohet për gara dhe testime të veturave të reja.


Videoja e postuar më poshtë, i shfaq automjetet derisa shfaqin fuqinë prej 849 kuajfuqive, ndërsa lëshojnë tingull shumë të mirë.

Madje, megjithëse nuk ishte ndonjë garë apo aktivitet sportiv, shumë njerëz janë mbledhur për të parë nga afër xhirot e shpejta të këtyre modeleve. /Telegrafi/