Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, organizata “Let’s Do It Kosova” së bashku me qindra studentë nga Fakulteti i Edukimit dhe vullnetarë nga kompania “Baruti-Ag”, kanë realizuar disa aktivitete në hapësirat e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Fillimisht qindra studentë ndihmuan vullnetarët e “Let’s Do It Kosova” në pastrimin e hapësirës së kampusit universitar dhe largimin e mbi 100 thasëve me mbeturina, për të vazhduar pastaj me mbjelljen e 22 fidanëve “Paulownia”, të cilët janë dhuruar nga kompania “Liridoni”, në Preshevë.
Koordinatori i Organizatës “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen e madhe të studentëve në aktivitetet e sotme dhe inkurajoji ata që edhe më tej të marrin pjesë në aktivitetet që organizohen për çështje mjedisore.
Ndërsa, profesori universitar Zeqir Vesalaj, ka përmendur nevojën për edukim mjedisor, në mënyrë që të ngritët vetëdija për rëndësinë e mjedisit dhe mirëmbajtjen e tij.
“22 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Tokës konsiderohet si ditë e apelit ndaj problemeve që lidhen me degradimin, keqpërdorimin dhe ndotjen e Tokës. Andaj, pikërisht në këtë ditë, “Let’s Do It Kosova” u bën thirrje jo vetëm studentëve, por të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të bashkëngjiten në aksionet e shumta për pastrimin e mjedisit dhe të jenë të përgjegjshëm, në mënyrë që të mos krijohen deponi ilegale të mbeturinave”, thuhet në një komunikatë të kësaj organizate./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City