LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Komunikacioni në rrugët shtetërore në disa vende zhvillohet në korsi të lagura. Intenziteti i komunikacionit në mjediset jashtë qyteteve është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në drejtimit rrugor A3 Prilep-Manastir-Resnjë, në rrethrrotullimin “Manastir” rrëshqitja e e tokës është pastruar, por si masë parandaluese komunikacioni akoma zhvillohet përmes qytetit të Manastirit.

LAMM-ja porosit pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë, si edhe të respektojnë shenjat e vedosura në rrugë./Telegrafi/