LAJMI I FUNDIT:

Ferrari përplaset në Lamborghini duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme (Video)

Ferrari përplaset në Lamborghini duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme (Video)

Derisa ishin duke u filmuar dy super-veturat italiane, shoferi që po ngiste Ferrari F430 e ka humbur kontrollin dhe është përplasur në Lamborghini Gallardo.

Besohet se drejtuesi që do duhej të ishte profesionist, nuk ka mund të përshtatet me terrenin e lagur, derisa ishte në shpejtësi të lartë, transmeton Telegrafi.


Me këtë rast, ai i ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme makinës që po ngiste dhe tjetrës që ishte e parkuar.

Për fat të mirë, personi që ishte afër ka kërcyer dhe nuk ka marrë ndonjë lëndim. /Telegrafi/