LAJMI I FUNDIT:

Volvo planifikon prodhimin e Serisë 20 (Foto)

Volvo planifikon prodhimin e Serisë 20 (Foto)

Modelet më të vogla në ofertën e kompanisë së automobilave të Suedisë do të bartin shenjën S20 dhe XC20, ndërsa pritet të dalin në treg brenda disa viteve, transmeton KosovaPress.

Volvo në të ardhmen do të zgjerojë ofertën e modeleve të veta dhe pas prezantimit të crossover XC60 dhe ardhjes në skenë të crossover-it më të vogël XC40, konkurrentët kryesor të të cilit do të jenë BMW X1 dhe Mercedes GLA, është paralajmëruar edhe zhvillimi i një modeli më të vogël me të cilin Volvo do të hyjë në luftën për blerës, të cilët automobilin e vet e kërkojnë në segmentin B.


Modeli XC20 do të jetë version crossover i Serisë 20, derisa opsionet Coupe dhe Cabrio nuk janë në plan që të prodhohen. Aktualisht nuk ka shumë detaje lidhur me Serinë 20, konturat bazë të të cilës janë paraqitur në modelin-koncept 40.2, ndërsa përveç motorëve standard me benzinë priten edhe versionet hibride dhe elektrike.