LAJMI I FUNDIT:

Katër familje nga Shuto Orizare pranuan ndihmë financiare dhe humanitare pas djegies së shtëpive të tyre

Katër familje nga Shuto Orizare pranuan ndihmë financiare dhe humanitare pas djegies së shtëpive të tyre

Katër familjet, shtëpitë e të cilëve u dogjën, morën ndihmë financiare dhe humanitare nga ana e Ministrisë për Punë dhe Politika Sociale (MPPS), në bashkëpunon me komunën Shuto Orizare, Kryqin e Kuq në Shkup dhe organizatën humanitare ”Kalliri i Mirësisë”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Katër familjet Mustafa u vizituan nga ministri i MPPS-së, Ibrahim Ibrahimi, nga i cili morën vendimin për ndihmë në para, me një shumë të ngjashme si rroga mesatare në Maqedoni, që të mund t’i sanojnë dëmet e pësuara nga zjarri.

Ndihmë në para familjet Mustafa morën edhe nga kryetari i komunës Shuto Orizare, Elvis Bajram, kurse Kryqi i Kuq dhe Kalliri i Mirësisë dhuruan ndihma humanitare./Telegrafi/