LAJMI I FUNDIT:

Projekti ”Talentium”, finalja mbahet këtë të shtunë në Gostivar

Projekti ”Talentium”, finalja mbahet këtë të shtunë në Gostivar

Të shtunën, më 22 prill 2017, me fillim në ora 14:00, Forumi Rinor Islam organizon finalen e madhe në kuadër të projektit “Talentium”, e cila do të përmbajë garë në fjalime motivuese dhe mini-dokumentare nga nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të Kumanovës, Shkupit, Tetovës dhe Gostivarit. Finalja e madhe do të mbahet në sallën e kinemasë në City Center në Gostivar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Projekti “Talentium” është projekt i realizuar nga Forumi Rinor Islam, për shkollarët e mesëm të vitit të tretë dhe të katërt. Projekti zgjati katër muaj dhe në vete përfshiu trajnime në sferën e komunikimit, mediumit dhe lidershipit. Në finalen e madhe do të garojnë tetë nxënës, të cilët u zgjodhën si më të mirët në fjalime motivuese nga garat në qytetet përkatëse.


Njashtu do të paraqiten në garë edhe tre dokumentarë, të përgatitur nga nxënësit pjesëmarrës në projektin “Talentium”./Telegrafi/