Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar lidhur me një telefonatë që i është nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë lidhur me ‘deklaratën’ e shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova.
KMDLNj thekson kjo telefonatë është bërë ende pa ndonjë sqarim zyrtarë të Zyrës së BE-së në Prishtinë dhe i cili u bë publik vetëm kah ora 18:00.
Lexoni të plotë reagimin e KMDLNj-së:
“Dje , pas raportimit të disa mediave, pas reagimit të KMDLNj- së, AAK-së, Nismës dhe reagimeve tjera për ndërhyrjen e Shefes së Zyrës së BE-së, znj. Natalyia Apastolova lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, po kjo Zyrë e dërgoi një ‘sqarim’ se zonja Apostolova qenka keqkuptuar për shkak të përkthimit të dobët.
Për një ndërhyrje për të cilat raportuan mediat fajin e paska përkthimi i keq që aspak nuk është e besueshme.
Në ndërkohë, në numrin zyrtar të KMDLNj-së u lajmërua një zë femre e cila u deklarua se është zëdhënëse e Zyrës së zonjës Apastolova duke akuzuar me një prepotencë KMDLNj –së për raportim joprofesional dhe përhapje të lajmeve të rrejshme.
Gjatë komunikimit zonja në fjalë ishte arrogante, imponuese dhe kërcënuese duke kërkuar që KMDLNj-ë menjëherë të dal në një përgënjeshtrim të reagimit në kohën kur ende nuk kishte sqarim zyrtar të Zyrës së BE-së në Prishtinë dhe i cili u bë publik vetëm kah ora 18:00.
Gjatë tërë kohës shumë medie raportonin për ndërhyrje të zonjës Apostolova që kërkonte themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe përkundër një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që konstaton 24 shkelje të Kushtetutës së Kosovës në Marrëveshjen e Brukselit për themelimin e këtij Asociacioni.
Thirrjen telefonike të një zyrtareje të Zyrës së BE-së në Prishtinë, pa u bërë publik qëndrimi zyrtar i kësaj Zyre, KMDLNJ e konsideron si kërcënim, shantazhim dhe abuzim të atyre që duhet ta mbrojnë transparencën, llogaridhënien dhe pavarësinë e institucioneve.
Zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Prishtinë e bënë pikërisht të kundërtën duke e përdorur kërcënimin në vend të argumentit. Është e papranueshme që thirrjet telefonike, para se të bëhet publik qëndrimi zyrtar të përdoren si mjet bindjeje ndaj atyre që mendojnë ndryshe.
Zyra e BE-së përkatësisht, disa zyrtarë të saj të pajisur me imunitet dhe në mungesë të llogaridhënies i japin veti të drejtë të bëjnë ç’të duan, duke zbatuar standard të dyfishta për çështje që ekskluzivisht i takojnë Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Nëse nuk do të kishte reagime për ata çka tha zonja Apostolova, sigurisht as zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Prishtinë nuk do të telefononte KMDLNj-në për t’i caktuar detyra se si duhet të veprojë me reagimet që i bënë.
Çdo vazhdim i themelimit të Asociacionit duke shpërfillur e vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ligjet e Kosovës është i papranueshëm dhe i dënueshëm.
Për KMDLNj –në është i çuditshëm fakti se ka aq nguti për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, kurse mohohet e drejta e transformimit të FSK-së në forcë mbrojtëse, sikur që kërkohet që Kosova të zbatojë vendimin e Gjykatës së Kosovës për tokat rreth Manastirit të Deçanit kurse kundërshtohen vendimet e po kësaj Gjykate Kushtetuese që gjen 24 shkelje të Kushtetutës së Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe për çka zonja Apostolova angazhohet me aq përkushtim duke kërkuar që kjo të bëhet sa më shpejt.
Ku shihni këto parime dhe standarde të njëjta për të gjithë!?”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?