LAJMI I FUNDIT:

S’ka rëndësi edhe nëse jeni të martuar: Kjo shenjë që e injoroni mund t’ju shpie drejt ndarjes

S’ka rëndësi edhe nëse jeni të martuar: Kjo shenjë që e injoroni mund t’ju shpie drejt ndarjes

Lidhjet që duken të përsosura nuk janë gjithmonë të tilla. Shpeshherë mund të keni qenë dëshmitar të ndarjes së njerëzve, pavarësisht se e kanë dashur njëri-tjetrin me tërë thellësinë e zemrës.

Ekziston besimi se nëse partnerët vendosin të qëndrojnë së bashku, një fund i lumtur është i garantuar, por jo gjithmonë ndodh kështu në jetën reale, transmeton Telegrafi.


Thënë më shkurt, psikologët tregojnë se ekziston një shenjë të cilën shumica e çifteve e injorojnë, por e cila mund t’ju shpie drejt ndarjes nëse nuk i kushtoni aq shumë rëndësi.

Fjala është për qëllimet e papërputhshme.

“Karakteristikat e kundërta me njëri-tjetrin joshin më shumë” – me siguri se e keni dëgjuar këtë shprehje ndonjëherë. Por, jeta shpeshherë vendos ndryshe.

Lidhja juaj mund të ketë qenë e përsosur kur të dy keni qenë duke studiuar në të njëjtin universitet, por, posa të keni filluar të ndiqni karriera të ndryshme, ju gjithashtu keni filluar të shpenzoni më pak kohë së bashku. Si rezultat i kësaj, ndjenjat tuaja fillojnë të ftohen.

Plane dhe lumturi të përbashkët mund të ndërtoni vetëm nëse pikëpamjet tuaja në jetë përputhen. Normalisht është e pamundur ta gjeni një person, prioritetet e së cilit i përshtaten krejtësisht prioriteteve tuaja. Por, gjithsesi duhet të keni mendime të njëjta në tema si planifikimi familjar, ndarja e roleve brenda familjes, për edukimin e fëmijëve dhe vlerat morale.

Nëse mendimet tuaja ndryshojnë në mënyrë radikale, atëherë mundësitë janë të mëdha se nuk mund ta shmangni ndarjen.

Pra, shikojeni mirë partnerin dhe mendoni: a është me të vërtetë ky lloji i personit me të cilin dua ta ndërtojë një lidhje serioze? /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Në çift
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Flokë dhe stil
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Njollat kafe?

Njollat kafe?

Këshilla Estetike
Tetë arsye pse nuk kaloni dot në orgazëm

Tetë arsye pse nuk kaloni dot në orgazëm

Në çift
Kalo në kategori