LAJMI I FUNDIT:

‘Me rrogat në Maqedoni mund të pish vetëm ujë dhe të presësh vdekjen!’ (Video)

‘Me rrogat në Maqedoni mund të pish vetëm ujë dhe të presësh vdekjen!’ (Video)

Ekipi i CIVIL Media dje i ka pyetur qytetaret dhe qytetarët në Shkup – si mbijeton një familje mesatare me të ardhura nën 20 mijë denarë në muaj. “Tepër rëndë!” dhe “Në skajet e ekzistencës!”, ishin disa nga përgjigjet. Madje 76% nga të punësuarit në shtet marrin rrogë deri 20 mijë denarë, një numër i madh nga ata me shumë tepër më të vogël, disa nga të punësuarit më me fat – në muaj, ndërsa disa edhe me vonesë prej dy ose më tepër muajve. Të anketuarit sot theksonin se jetojnë mjerueshëm, se mezi mbijetojnë dhe se nuk ka para as për nevojat elementare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Po të mos jemi ne pensionistët, të rinjtë rëndë do to mbijetojnë! Ne u ndihmojmë…”, u përgjigj një nga qytetarët më të moshuar.


“Tepër keq jetohet, pi ujë dhe kënaqu. Dhe prit të vdesësh, këto janë rrogat në shtet”, thotë një qytetar tjetër. “ Mos dhashtë Zoti njeriu të sëmuret!”, tha një qytetare.

“Rreth 20.00 denarë janë pak para që një familje mesatare të jetojë mirë, mirëpo ka edhe më keq, dikush mbijeton edhe me 7-8 mijë denarë”, ishte qëndrimi i një bashkëbiseduesi tjetër.

“Qeveria jonë i ka xhepat plot dhe nuk mërzitet për të varfrit”, është i vendosur një nga bashkëbiseduesit e CIVIL Media. “Bukë e kripë, dhe fatura deri në fyt… Katastrofë!, plotëson tjetri.

Qytetarët thonë se jetojnë rëndë dhe se paratë që i fitojnë mjaftojnë vetëm për pagesën e fletëngarkesave. Ata theksojnë se Qeveria duhet ta dijë pasqyrën e vërtetë, se në Shkup në çdo kënd ka njerëz që kërkojnë lëmoshë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori