Gati gjysma e kosovarëve e kalojnë ditën me më pak se dy euro. Me këto para, ata ushqehen, udhëtojnë vishen e bëjnë pazare. Kaq kanë mundësi të sigurojnë për jetesën në shtetin më të varfër në Evropë. Kështu tregojnë të dhënat e Programit të Kosovës për Reforma në Ekonomi.
“Rreth 29.3% e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë prej €1.72 për ekuivalentin për të rritur në ditë, ndërsa 10.2% ende jetojnë në varfëri të skajshme, me më pak se €1.20 për ekuivalentin për të rritur në ditë”, thuhet në këtë raport të bërë nga Qeveria e Kosovës.
Siç behët e ditur në këtë raport, as fëmijët e Kosovës nuk kanë jetë të lumtur. Madje, shumica e tyre janë duke jetuar në varfëri. “Rreth 32.8% e fëmijëve në Kosovë jetojnë në varfëri në krahasim me 29.3% të tërë popullsisë, ndërsa 10.6% jetojnë në varfëri të skajshme në krahasim me 10.2% të popullsisë së përgjithshme”, shkruan Gazeta Fjala.
Në Programin për Reforma në Ekonomi të bërë nga Qeveria e Kosovës thuhet qartë se varfëria në vendin tonë është tepër e lartë, sidomos në zonat rurale.
“Sipas raportit të fundit lidhur me Varfërinë në Konsum i Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Bankës Botërore, varfëria në Kosovë vazhdon të mbetet e lartë, sidomos në zonat rurale, ku familjet që kryesohen nga gratë janë më të rrezikuara nga varfëria në krahasim me familjet e kryesuara nga burrat (4% më të varfër familjet me kryefamiljare femër, 7% më të varfër familjet me mbi 7 anëtarë)”.
Qeveria po ashtu e pranon edhe faktin se Kosova është një nga vendet më të varfra në Evropë.
Varfëria e lartë, rrit faturën e sistemit të mirëqenies
Qeveria e Kosovës në Programin për Reforma në Ekonomi, duke folur për varfërinë e qytetarëve të saj ka nxjerrë edhe disa shkaqe që tregojnë se pse është kaq i lart numri i njerëzve që jetojnë në varfëri.
“Pengesat në nivel vendi kanë të bëjnë me numrin e gjerë të grupeve të rrezikuara nga varfëria dhe përjashtimi social. Numri i qytetarëve dhe familjeve që kanë nevojë për mbrojtje sociale, kujdes shëndetësor dhe shërbime tjera të kësaj natyre vazhdon të mbetet i lartë. Sistemi i mbrojtës sociale vazhdon të përballet me sfida për shkak të kufizimeve buxhetore dhe kufizimeve tjera që cenojnë zbatimin efikas të politikave dhe legjislacionit”.
Institucionet e shtetit kanë pranuar se sfidë mbetet mirëmbajtja dhe avancimi i një sistemi të mbrojtjes sociale dhe kujdesit shëndetësor.
“Politikat e përkrahjes sociale nuk janë mjaftueshëm të sinkronizuara më masat aktive të tregut të punës. Pengesë kyçe për të adresuar çështjet e përjashtimit social dhe gjithë-përfshirjen e grupeve të margjinalizuara, është mungesa e një granti specifik për financimin e shërbimeve sociale”.
Tutje në raportin e Qeverisë së Kosovës mbi Reformat në Ekonomi është treguar edhe fakti se niveli i lartë i varfërisë rrit faturën e sistemit të mirëqenies, kurse sistemi joefikas i shëndetësisë ndikon negativisht në perspektivën e rritjes ekonomike në mënyrë indirekte përmes shpenzimeve të larta që jo domosdoshmërisht përkthehen në rezultate të pritura.
“Duke u bazuar në pengesat e identifikuara, pabarazitë në të ardhura minojnë performancën e ekonomisë në afatgjatë, kjo ndërlidhet me dy aspekte: pabarazitë e nivelit të lartë pengojnë rritjen ekonomike dhe pabarazia gjithashtu ndikon në rezultat e arsimit dhe shkathtësitë, si rrjedhojë mund të ndikojë në përgjithësi në kapitalin njerëzor të vendit”./Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Ujë Mokne vjen tek ju nga thellësia e Bjeshkëve të Istogut
Ndaç jetë si n'filma, bli apartament buzë detit në "Holiday In 2"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'