LAJMI I FUNDIT:

PDK-ja gati për zgjedhje, LDK-ja jo

PDK-ja gati për zgjedhje, LDK-ja jo

Partia më e madhe në vend, PDK-ja, po bëhet gati për zgjedhje të parakohshme të cilat pritet të mbahen në fillim të muajit qershor, ndërkohë që partneri i saj i koalicionit mohon mbajtjen e zgjedhjeve duke thënë se ato do të organizohen tek vitin e ardhshëm.

Partitë opozitare thonë se tashmë është humbur shumë kohë dhe sa më shpejt duhet të mbahen zgjedhjet, shkruan “Zëri”.

Lëvizja “Vetëvendosje” ende nuk jep emra konkretë se me cilën parti do të lidhnin koalicion në rast të zgjedhjeve. “Nisma për Kosovën” dhe AAK-ja thonë se do shkojnë në zgjedhje së bashku dhe kurrsesi me PDK-në.


Analistët politikë si parti fituese potenciale i shohin PDK-në dhe LVV-në, kurse LDK-ja partner në qeverisjen e re.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, ka thënë për gazetën “Zëri” se datat për zgjedhje të parakohshme do të jenë më 28  maj ose më 4 qershor.

“Të them të drejtën nuk ka qëndrim zyrtar, por prej fillimit është thënë se në fund të majit apo në fillim të qershorit. Jozyrtarisht po flitet për 28 majin ose 4 qershorin, unë jam insistues dhe jam insistues të mbahen këto zgjedhje”, ka thënë Buja. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
230 mijë euro dëm,

230 mijë euro dëm, "Trainkos" zbulon manipulime me arkat fiskale - shkarkon 12 punëtorë

Lajme
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Lajme
Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Drejtësi
Kalo në kategori