LAJMI I FUNDIT:

Sot mblidhet Kuvendi në seancë të parë për zgjedhjen e Presidentit të ri

Sot mblidhet Kuvendi në seancë të parë për zgjedhjen e Presidentit të ri

Kuvendi pritet të mblidhet sot për seancën e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Por, ky raund do të digjet pasi opozita është jashtë parlamentit, ndërsa mazhoranca nuk do të propozojë asnjë emër.

Të shtunën, në takimin mes krerëve të koalicionit qeverisës, Rama e Meta ranë dakord që të kërkojnë edhe konsensusin e opozitës dhe se do të shkohet drejt një figure të gjithëpranuar.

Këtë qëndrim ka mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar socialist edhe Gramoz Ruçi.


Ai është shprehur se: “Në raundin e parë do të shkohet pa kandidat dhe se socialistet janë të vendosur që deri në minutën e fundit të presin edhe opozitën për të gjetur dakordësi për një kandidaturë konsensuale”.

Për zgjedhjen e Presidentit të Republikës zhvillohen 5 raunde votimi; në 3 raundet e para kreu i shtetit zgjidhet me 84 vota, ndërsa në dy raundet e fundit zgjidhet me shumicë të thjeshtë prej 71 votash.

Nëse Kuvendi nuk do të arrijë të zgjedhë Presidentin edhe në raundin e pestë ai shpërndahet dhe shkohet në zgjedhje, të cilat zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori