Pas takimit me kompanitë e Gostivarit, sot Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdoi në qytetin e Kumanovës me bizneset e këtij rajoni, njofton gazeta Koha.
Kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha përshëndeti të pranishmit dhe uroi që kjo organizatë që tubon bizneset të zgjerohet edhe më tej duke synuar promovimin dhe zhvillimin e biznesit në Maqedoni.
Ai theksoi edhe formimin e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, një iniciativë kjo e cila ka për qëllim të ngrit kapacitetet prodhuese të kompanive. Në takim u prezantuan aktivitetet e Odës dhe shërbimet të cilat i ofrojmë, përfshirë këtu edhe projektet rrjedhëse që janë në fazën e implementimit. OEMVP në periudhën e ardhshme planifikon projekte edhe më të gjëra, duke zgjeruar fushat e promocionit, zgjerimin e debatit me institucionet qeveritare dhe institucione tjera.
Pëveç shërbimeve të OEMVP-së, bizneset u informuan mbi mundësitë e ndryshme të shfrytëzimit të fondeve alternative në formë të granteve të pakthyeshme dhe mundësive tjera të financimit, sepse shumica e kompanive si problem shohin edhe mosinformimin në kohë dhe mosbashkëpunimin në mes sektorit publik dhe komunitetit të biznesit.
Ajo për të cilën kompanitë e Kumanovës shprehën shqetësim është politika diskriminuese ndaj investitorëve vendas, ku përmendën faktin se shteti nuk bën alokimin e barabartë të mjeteve gjatë shpërndarjes së fondeve për investime, duke lënë anash kompanitë shqiptare dhe me këtë nuk krijon mundësi për zhvillim të mëtutjeshëm të bizneseve.
Konkurrenca e pandershme dhe ikja e fuqisë së re punëtore jashtë vendit gjë që rezulton me mungesën e kuadrove të kualifikuara, posaçërisht në fushën e teknologjisë informative, është problem i cili ndikon në stabilitetin e bizneseve të vogla, të cilat veç se e kanë të vështirë funksionimin duke marrë parasysh gjobat e mëdha nga ana e institucioneve shtetërore. Takimi i radhës me bizneset do të vazhdojë në Kërçovë më datë 20 Prill 2017.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje