LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Deklarimet politike për punën e policisë e njollosin policinë, por edhe shtetin tonë

Hoxha: Deklarimet politike për punën e policisë e njollosin policinë, por edhe shtetin tonë

Se sa e suksesshme është Policia e Kosovës në punën e saj e tregon vlerësimi që kanë dhënë figura të larta politike të SHBA-së.

Kështu ka thënë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, që ka treguar se policia është vlerësuar si kampione në luftën kundër terrorizmit, njofton Klan Kosova.

Hoxha ka thënë se këtë vlerësim për policinë kosovare e kanë dhënë ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden dhe së fundmi senatori John McCain.


“Biden dhe McCain kanë dhënë lëvdata të mëdha për policinë duke e vlerësuar lartë – një prej kampionëve  global në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë Hoxha në “Ora e Fundit”.

“Kjo na kënaq dhe na bënë që të jemi në nivel të kryerjes së detyrës”, ka shtuar ai.

“Besoj se në Policinë e Kosovës ka shumë profesionist, ku janë rreth nëntë mijë pjesëtarë”, ka shtuar Hoxha.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës mund të jetë e kapur nga ndonjë strukturë politikë në vend.

“Kemi pasur arrestime të 59 zyrtarëve policorë dhe kjo flet më së miri për punën e policisë. Deklarimet politike për punën e policisë e njollosin vet policinë por edhe shtetin tonë”, ka përfunduar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori