LAJMI I FUNDIT:

Zvicër, rekord i ri botëror

Zvicër, rekord i ri botëror

Plot 662 persona të veshur si “endacaku” u mblodhën të dielën në Zvicër. Qëllimi i tyre ishte të shënonin një rekord botëror për numrin më të madh të njerëzve të veshur si personazhi më i famshëm i Charlie Chaplin, të grumbulluar në të njëjtin vend.

E organizuar dhe zhvilluar te Muzeu i vetëm në botë që i dedikohet artistit, shfaqja shënoi 128-vjetorin e Charlie Chaplin, e gjithashtu vitin e parë të muzeut. Për një biletë prej 14 eurosh, pjesëmarrësve iu dhanë mustaqe, një shkop e një kapelë, për t’i ndihmuar ata të dukeshin si “endacaku” pas gjuetisë së vezëve të Pashkëve, që u zhvillua rreth kopshtit të muzeut.

Pjesëmarrësit, kryesish familje, morën pjesë në shfaqje për të festuar Pashkët e për t’i bërë homazh Charlie Chaplinit dhe vlerave të tij humaniste.


“Në çdo rol të tijin, ai ka treguar një humanitet të pabesueshëm, një respekt të madh për qeniet njerëzore dhe një ndjeshmëri të pakufijshme për ata që e rrethonin”, tha Valerie Jaquer.

“Për mua, Charlie Chaplin mbetet dikush që ka denoncuar diktaturën përmes humorit dhe të qeshurës. Na mungojnë shumë këta lloj heronjsh sot”, tha një pjesëmarrës, transmeton tch.

Një vit pas hapjes së muzeut, gati 300 mijë vetë e kanë vizituar atë. Administratori i muzeut dhe djali i Charlie Chaplin, Eugine Chaplin beson se vlerat humaniste dhe universale të tij, ashtu si dhe mesazhi që përcillte përmes filmave, janë arsyet që e bëjnë personazhin e tij popullor.