Pronari tentoi ta përdhunonte, shqiptarja tregon provat që pretendon se janë nga dita e ngjarjes
Historia e 18vjeçares e cila arriti t’i shpëtonte tentativës së pronarit të butikut ku ajo punonte për ta përdhunuar, rikthehet në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”.
Kësaj here, vajza ka treguar provat që ajo pretendon se janë nga dita e ngjarjes, ku ajo mbante të veshura një palë pantallona të zeza dhe atlete.
Vajza thotë se kur pronari i butikut e ka ndaluar mjetin me të cilin ata udhëtonin në afërsi të Mulletit dhe aty ka tentuar ta përdhunojë, ajo ka bërë rezistencë dhe madje është përleshur me të.
Këtë sipas vajzës e faktojnë edhe veshjet e saj të baltosura, të cilët thotë se mbajnë edhe gishtat e tij, pasi ai është përpjekur ta ndalojë.
“Kur tentoi të më përdhunonte, më thoshte do të të vras. Ai ka qenë i dënuar edhe për prostitucion. Pas emisionit, më kanë ardhur prindërit e tij në banesën ku unë jetoja me qiranë Qytetin Studenti, dhe më kërkuan të falja djalin e tyre. Ata pretenduan se ishin në kushte të vështira ekonomike. Më thanë e kemi djalë të vetëm. Unë nuk kam asgjë me ata. Kërkoj vetëm drejtësi, të dënohet për atë që më ka bërë mua”, rrëfen vajza.
Ndonëse shprehet se ka besim tek drejtësia, vajza thotë se këto prova nuk i ka dorëzuar në polici për dy arsye. Së pari asaj nuk i ka kërkuar askush prova, edhe pse është marrë në pyetje nga policia, dhe nga ana tjetër thotë se këto prova nuk mund t’i dorëzojë, por vetëm t’i paraqesë e t’i marrë prapë, pasi ka frikë se mos ato dëmtohen apo nuk merren në konsideratë.
NGJARJA
Pronari i një butiku ka tentuar të dhunojë në afërsi të Mulletit shitësen 18-vjeçare, me të cilin kishte shkuar të furnizohej me mall për dyqanin. Në afërsi të vendit të quajtur Mullet, siç ka rrëfyer vajza në polici, 40 vjeçari L.B, ka hapur krahun duke i thënë se do të pinte një cigare.
Ai i ka ulur siguresat e dyerve dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie me të dëmtuarën jashtë vullnetit të saj. Vajza e ka kundërshtuar, e ka shtyrë, duke dalë menjëherë nga makina. Ajo ka kërkuar ndihmë të rastësishme në rrugë dhe më pas ka treguar historinë pranë patrullës së parë të policisë që i ka dalë përpara.
I pandehur B.L, lindur në vitin 1977, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg” akuzohet për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë dhe “Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën” mbetur në tentativë, por ka mohuar gjithçka. /opinion.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City