Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij tek çadra e lirisë, ku ishin të pranishëm dhe sipërmarrës, tha se Rama nuk po bënë politikë, por komplot ekonomik. “Shet telenovela për të hequr vëmendjen e qytetarëve dhe nga krahu tjetër duart i ka në xhepat e shqiptarëve”, tha Basha.
Ai shtoi se me tenderët e naftës janë vjedhur shuma të frikshme parash.
“Në vitin 2013 sipas shifrave zyrtare janë lëvruar 1.16 miliard para, në tenderimin për naftën. Në vitin 2014, kur morën qeverinë në dorë kjo shifër u rrit shumë, teksa në 2015 ju rikthye 1 miliard dollarëshit, teksa në vitin 2016, kur u mobilizuan në qeveri morën 4.7 miliard lekë”, tha Basha.
Sipas tij këto para i shkojnë vetëm një grupi të vogël. “Këto para nuk i shkojnë Partisë Socialiste, nuk i shkojnë atyre që kanë ngritur atë parti, por vetëm 10-15 personave shumë pranë Ramës, që janë Oligarkët e Ramës, ose ndryshe kriminelët dhe banditët që kanë marrë peng Ramën dhe Vettingun”, shtoi Basha.
Kreu i PD, gjithashtu tha se droga është një tjetër sukses i qeverisë. “Po droga larguan jo vetëm 300 mijë qytetarë shqiptarë, por dhe vranë Bletët. Ky është komploti më i madh që një grusht oligarkësh e kriminelësh që na kanë kthyer skllevër të kësaj republike të vjetër. Prandaj janë 10-tra e qindra mijëra euro që i marrin këto”, tha Basha.
Ai iu përgjigj dhe Metës, teksa shtoi se Rama është i frikësuar nga zgjedhjet e lira e të ndershme. “Një Parti e koalicionit tha se do dorëzonte mandatet qeverisëse për të zgjidhur krizën. Sot ndodhemi në një pikë ku Meta i ka ofruar koalicion Ramës për zgjedhjet e ardhshme. Pse pra Rama nuk tërhiqet nga qeveria. Por Rama ka frikë, se dhe po të ketë Metën në krah, ka frikë se nuk kontrollon dot zgjedhjet”, tha Basha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?