LAJMI I FUNDIT:

Qindra fansa vishen si Charlie Chaplin për të shënuar 128 vjetorin e lindjes së tij (Foto/Video)

Qindra fansa vishen si Charlie Chaplin për të shënuar 128 vjetorin e lindjes së tij (Foto/Video)

Charlie Chaplin ishte aktor dhe regjisor, skenarist e kompozitor. Rolet e tij si endacak janë të paharrueshme. Ai ishte për një kohë të gjatë ylli më i njohur i kinematografisë. Mustaqe të zeza, kapelja, bastuni dhe të ecurit si rosak me këpucët e mëdha – karakteristika këto që nuk i harron askush.

Ashtu si në filmin e tij të parë “Fëmija” (1921), me të cilin korri sukses të madh, “endacaku” ndërthurte në figurën e tij, humorin e shakanë me dëshpërimin e melankolinë, shkruan KultPlus.

I lindur në vitin 1889 në Londër, ai ndërroi jetë në Zvicër në vitin 1977. Gjatë jetës, Chaplin përjetoi shumë suksese në kinematografi, por edhe shumë skandale. Charles Spencer Chaplin, rridhte nga një familje e varfër, në mungesë të babait të tij dhe më sëmundjen mentale të nënës, ai filloi që në moshë të re të japë shfaqje nëpër skena të ndryshme të vogla deri në debutimin e tij në komedi, ku dhe arriti të fitojë shuma të majme në Hollywood.


Filmi i tij “Etja për ar”(1925) ka për temë pikërisht këtë kontradiktë: realiteti i trishtuar dhe ëndrra për ar e pasuri. Shumica e veprave të tij u krijuan në kohën e filmit pa zë. Për “Dritat e qytetit” ai punoi në fazën e kalimit nga filmi pa zë në atë me zë. Por ai nuk i preferonte filmat me zë. Ai e përdorte zërin me kursim dhe në mënyrë eksperimentuese.

Një vepër mjeshtërore e Charlie Chaplin është filmi “Diktatori i madh” (1940). Përpjekjes, që konsiderohej thuajse e pamundur për të satirizuar Hitlerin dhe nazistët – ai ia doli me sukses. Më vonë Chaplin është shprehur, se po të kishte pasur dijeninë për kampet e përqendrimit, nuk do ta kishte xhiruar filmin.

Në këtë komedi-dramë politike që ka satirizuar fashizmit dhe dënoi Adolf Hitler, Benito Musolinin, antisemitizmin dhe nazistët, Chaplin luan dy role të karaktereve identike: Njëra është një diktator i pamëshirshëm me emrin Adenoid Hynkel dhe tjetri një berber i persekutuar hebre. Një seri ngjarjesh komike ndodhin dhe berberi është i gabuar për Hynkel. Në skenën e fundit të filmit, berber del në skenë dhe mbanë një fjalim, fjalim ky që edhe pas 77 viteve mbetet një nga fjalimet më frymëzuese dhe më të fuqishme.

Mbi 600 fansa e nderuan ikonën e ndjerë të filmit (EPA/REX/SHUTTERSTOCK)

Në veprën e mëvonshme “Projektorët” ai ka përpunuar edhe shumë prej përjetimeve të tij. Në të tematizohen ulje – ngjitjet e artistit. Premiera e filmit u shfaq në vitin 1952, në një kohë, kur ai përçmohej në SHBA. Atë e akuzonin atje, se ishte i afërt me komunizmin. Kështu Çarli i cili ishte atë kohë në Angli, nuk u lejua të kthehej në SHBA.

Pas dhjetë vjetëve ndërprerjeje, Charlie Chaplin rivuri në skenë në Evropë në 1967 filmin: “Kontesha e Hong-Kongut” që solli aktorët Sophia Loren dhe Marlon Brando. Vitet e fundit të jetës ai i kaloi në Zvicër. Vetëm një herë ai u kthye shkurt në SHBA.

Chaplin ka bërë regjinë, ka shkruar, prodhuar, edituar, luajti dhe kompozuar muzikë për shumicën e filmave të tij. Filmat e tij përmbajnë tema sociale dhe politike, si dhe elemente autobiografike. Në vitin 1972, si pjesë e një vlerësimi të përtërirë për punën e tij, ai mori një çmim nderi Academy për “efektin e pallogaritshëm që ai ka pasur në bërjen Motion Pictures formën e artit të atij shekulli”. Kurse talenti i tij vazhdon të admirohet edhe sot.

Në trend Magazina

Më shumë
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Paris Hilton pohon se nuk ka bërë kurrë ndërhyrje, sekreti

Paris Hilton pohon se nuk ka bërë kurrë ndërhyrje, sekreti "mos qëndroni në diell"

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Ryva Kajtazi humbi personin më të shtrenjtë

Ryva Kajtazi humbi personin më të shtrenjtë

Magazina
Kalo në kategori