LAJMI I FUNDIT:

I arrestuari për terrorizëm dërgohet në Gjykatën e Pejës (Foto)

I arrestuari për terrorizëm dërgohet në Gjykatën e Pejës (Foto)

Rakip Abdyli, i arrestuari sot në orë e mëngjesit për veprën shtytje për terrorizëm, ka dalë para Gjykatës Themelore të Pejës për caktimin e masë së sigurisë.

Me pantolla të shkurtër, një bluzë të gjelbër në të zezë, i riu nga rrethina e Opojës, Abdyli, është sjellë në pranga para gjykatësit të procedurës paraprake për t’u njohur me dyshimet për të cilat ai është arrestuar.

Prokurorja e rastit nga Prokuroria Speciale, Merita Bina-Rugova tha gjatë seancës së sotme se Rakip Abdyli është ndaluar si i dyshuar për thirrje për terrorizëm. /Kallxo.com/