Që nga dita e enjte janë dhënë një mori deklaratash lidhur me gjendjen e sigurisë në vend dhe mundësinë e sulmeve.
Derisa në disa deklarata thuhet se mobilizimi i strukturave të sigurisë është në kuadër të planifikimeve dhe masave që merren në prag të festave, deklarata tjera zyrtare thonë se Kosova është në rrezik për destabilizim për shkak të tendencave të grupeve të caktuara nga jashtë.
Policia e Kosovës (PK), sot gjatë ditës doli me një njoftim ku thotë se gjendja aktuale e sigurisë së përgjithshme në Kosovë është e qetë dhe stabile.
“Aktualisht PK-ja ka në implementim disa veprime operacionale të planifikuara, që ndërlidhen me manifestimet për festat e Pashkëve, e që një qasje e tillë policore aplikohet edhe në rastet e tjera të manifestimeve të ndryshme, që kanë të bëjnë me ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve dhe parandalimin e çfarëdo incidenti të mundshëm. Policia e Kosovës çmon lart bashkëpunimin me komunitetet fetare lidhur me manifestimin e këtyre festave dhe po ashtu falënderon të gjithë qytetarët për nivelin e lartë të vetëdijes qytetare për të respektuar të drejtat dhe liritë e të gjitha komuniteteve, si një nga vlerat fundamentale të shoqërisë demokratike”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, që pak minuta më vonë Kryeministria dërgon një njoftim lidhur me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës ku thuhet se institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës kanë zbuluar veprime të disa individëve dhe grupeve të tyre, të lidhura me grupe dhe individë nga vende tjera jashtë Kosovës, të orientuara për destabilizimin e Kosovës dhe për rrezikimin e rendit kushtetues.
“Pas shqetësimeve të ngritura në opinionin publik, Këshilli për Siguri i Kosovës informon qytetarët e vendit se institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës kanë zbuluar veprime të disa individëve dhe grupeve të tyre, të lidhura me grupe dhe individë nga vende tjera jashtë Kosovës, të orientuara për destabilizimin e Kosovës dhe për rrezikimin e rendit kushtetues. Grupe të tilla kanë planifikuar të kryejnë akte kundër disa liderëve institucionalë dhe politikë të Kosovës. Veprimet e tilla, vlerësohet se mund të jenë të lidhura me njerëz me të kaluar të dyshimtë, që punojnë me grupe dhe shërbime të disa vendeve dhe mund të kenë lidhje me persona të inkriminuar në konflikte jashtë Kosovës, si dhe me vende të caktuara të cilat synojnë destabilizimin e Kosovës. Institucionet e Kosovës po ndërmarrin të gjitha veprimet për ruajtjen e rendit kushtetues, për sigurinë dhe mbrojtjen e jetës së liderëve shtetërorë dhe politikë dhe të njerëzve të tjerë të rrezikuar nga grupe të tilla kriminale. Këshilli për Siguri i Kosovës konsideron se synimet dhe aktet e tilla duhet të dënohen nga të gjithë qytetarët e Kosovës, nga Qeveria, Parlamenti dhe shoqëria civile. Ndërkaq, organet e rendit dhe ato të drejtësisë do të ndërmarrin të gjitha masat ligjore për të parandaluar akte që rrezikojnë jetën e njerëzve, stabilitetin e vendit dhe rendin kushtetues dhe që bartësit e grupet e tilla të sillen para drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Një ditë më parë është njoftuar edhe për mobilizimin e Policisë së Kosovës. Pjesëtarëve të Policisë së Kosovës u është ndërprerë pushimi dhe po ashtu i është zgjatur orari i punës në 12 orë në ditë. Përveç tjerash ata janë urdhëruar t’i bartin edhe jelekët anti-plumb.
Edhe ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ka kërkuar nga qytetarët amerikanë në Kosovë që të ushtrojnë kujdes të veçantë gjatë festave të ardhshme fetare dhe në festivale të mëdha dhe ngjarje.
“Terroristët në rajon kanë kërkuar më parë për të sulmuar objektiva të ndjeshme, përfshirë kishat dhe vende të tjera të adhurimit, qendrat për këmbësorë, arenat sportive, sallat e koncerteve, dhe tubimet publike”, thuhet në thirrjen e Ambasadës amerikane, përcjell Telegrafi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur
Ushtarët izraelitë hedhin trupat e pajetë të palestinezëve nga ndërtesa - Izraeli nis hetimet pas publikimit të pamjeve rrëqethëse
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit