LAJMI I FUNDIT:

McCain e quan Kadri Veselin lider të madh, tregon edhe arsyet (Video)

McCain e quan Kadri Veselin lider të madh, tregon edhe arsyet (Video)

Senatori amerikan, John McCain, e ka quajtur sot kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, lider të madh.

McCain e ka bërë këtë deklaratë gjatë një prononcimi për mediat, pas përfundimit të seancës solemne të Kuvendit të Kosovës, që ishte thirrur për nder të senatorit republikan.


Ai ka falënderuar kryeparlamentarin Veseli për mundësinë që i dha t’i adresohej Kuvendit.

“Unë mendoj se është një lider i madh, një person që kupton mirë sfidat dhe çështjet me të cilat përballemi”, është shprehur McCain për Veselin.

“Unë kam vizituar disa vende të rajonit dhe besoj se kemi një rrugë të hapur përpara, duke përfshirë këtu pas njëfarë kohe anëtarësimin në partneritetin tonë për paqe mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jam mirënjohës për bashkëpunimin e vazhdueshëm ushtarak”, ka thënë McCain.

Senatori amerikan, më tutje, ka treguar se e ka vizituar Kampin Bondsteel, të cilin e ka quajtur një shembull të përpjekjes shumëkombëshe që është duke u bërë në Kosovë për ta mbajtur paqen.

“Jam shumë i nderuar që kemi bërë një rrugë shumë, shumë të gjatë, në tërë këto vite. Sot e shoh demokracinë funksionale dhe para saj shumë mendonin se ajo që është arritur sot nuk do ishte e mundur”, është shprehur McCain. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

Lajme
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Kalo në kategori