LAJMI I FUNDIT:

Rama: Dialogu i domosdoshëm me PD-në

Rama:  Dialogu i domosdoshëm me PD-në

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në një prononcim për mediat se ky është momenti për të këmbëngulur në domosdoshmërinë e dialogut.

“Ka një nisëm të Presidentit të Republikës që e kemi përkrahur pa asnjë ngurrim. Jemi të gatshëm të ulemi në tryezën e dialogut pa kushte. Por sërish ka një vonesë që shpresoj të mos jetë vonesa që paralajmëron dështimin e kësaj tryeze”, tha Kryeministri Rama.
E rëndësishme, sipas tij, është që ta kuptojnë se dialogu është preference e parë. “Koha nuk pret. PD dhe kryetari i saj nuk duhet të kenë frikë nga dialogu dhe nga shkëmbimi i opinioneve që mund të sjellë progres në çdo drejtim”, theksoi ai.

“Është një frikë e pajustifikueshme kundrejt vetë zgjedhësve të PD. Ndërkohë që po rritet vëmendja e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Ne po presim të bëjmë zgjedhje të lira dhe të ndershme në 18 qershor”.


Rama u shpreh se është i gatshëm të takohet me Bashën në çdo vend. “Jam i gatshëm të futem në çdo godinë apo dhomë ku kryetari i PD është i gatshëm të ulet në dialog”.

Rama u shpreh se është i qetë pasi ai nuk sheh asnjë krizë poltike apo shoqërore. “Në gjithë këtë proces jam i qetë sepse nuk shoh krizë politike, as krizë shoqërore. Shoh një krizë dramatike të PD, për të cilën sigurisht të gjithë jemi të shqetësuar që të dalë nga qerthulli ku ka hyrë”.

“Ajo që mbetet është që ky vend ka zot dhe zoti në këtë vend është populli shqiptar, i cili do të bëjë zgjedhje në 18 qershor”, tha Rama.

“Kemi bërë shumë. Kemi ende shumë për të bërë dhe mezi presim të flasim me shqiptarët. Për njerëzit që duan liri, barazi, oferta jonë do të jetë mjaft e kënaqshme”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Kalo në kategori