LAJMI I FUNDIT:

Rritet çmimi i prodhimeve industriale në Maqedoni

Rritet çmimi i prodhimeve industriale në Maqedoni

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), indeksi i çmimeve shitëse të prodhimeve industriale në shkurt të këtij muaji janë për 0.8% më të larta, kurse në nivel vjetor për 4.5%, njofton Telegrafi Maqedoni.

Rritje është shënuar në sektorët e xehetarisë dhe gurthyeseve (3.6%), industrinë e përpunimit (0.4%), si edhe në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim (1.8%).


Çmimet shitëse të prodhimeve industriale ishin më të larta në shkurt të këtij viti, krahasuar edhe me shkurtin e vitit të kaluar./Telegrafi/