LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhja e Presidentit të Shqipërisë, raundi i parë më 19 prill

Zgjedhja e Presidentit të Shqipërisë, raundi i parë më 19 prill

Raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë do të nisë në datën 19 prill, në orën 18:00.

Lajmin e bëri të ditur kreu i Kuvendit, Ilir Meta, në seancën plenare të së enjtes, dhe vendimi u mor në Konferencën e kryetarëve më herët.


Që nga ky moment, në zbatim të nenit 87 të Kushtetutës, një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë.

Në mënyrë më të hollësishme, neni 87 i Kushtetutës dhe neni 109 i Rregullores së Kuvendit, parashikojnë rregullat mbi procedurën e zhvillimit të raundeve të votimit si edhe shumicën e kërkuar në secilin prej raundeve.

Votimi për secilin raund bëhet i fshehtë dhe pa debate. Votimi quhet i kryer edhe kur në Kuvend nuk paraqitet asnjë kandidaturë.

Kreu i deputetëve socialistë, Gramoz Ruçi i kishte kërkuar kryeparlamentarit Meta të mblidhte të enjten paradite Konferencën e Kryetarëve për të deklaruar menjëherë nisjen e procedurave për zgjedhjen e Presidentit dhe për të caktuar datën e seancës së parë të votimit, nga 5 që parashikon gjithsej Kushtetuta.

Ruçi citonte kërkesën kushtetuese të votimit të parë jo më vonë se 7 ditë nga nisja e procedurës për zgjedhjen e Presidentit dhe propozonte datën 19 prill si seancën e parë të votimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori