LAJMI I FUNDIT:

‘Revolucioni Laraman’ nuk ndryshoi gjë edhe pas një viti rezistencë (Video)

‘Revolucioni Laraman’ nuk ndryshoi gjë edhe pas një viti rezistencë (Video)

Një vit nga protestat e Revolucionit Laraman, kur mijëra qytetarë u ngritën kundër vendimit të presidentit Ivanov për të falë 56 politikanë. Dejan Llutovski, një nga protestuesit thotë se protesta dymuajshe solli shpresë se edhe në Maqedoni populli mund t’i arrijë ndryshimet që dëshiron t’i sheh

Revolucioni Laraman, sado i rëndësishme që ishte, ishte protestë e thjeshtë, në të cilën kërkohej respektimi i ligjeve dhe rregullave në kuadër të shoqërisë sonë. Mendoj se ishte pjesërisht i suksesshëm pasi iu dha motiv dhe besim njerëzve se derisa dëshirohet mund të arrihet diçka, mund të bëhen ndryshime të caktuara – tha Dejan Llutovski, anëtar i partisë “E majta”, njofton Alsat-M.


Eksperti juridik, Osman Kadriu vlerëson se Presidenti Ivanov me vendimin për falje kishte tejkaluar kompetencat e tij dhe kishte shkaktuar krizë juridike, e cila edhe më shumë e thelloi krizën politike.

Së pari, Presidenti i shtetit bën faljen e mbi 50 personave të akuzuar për vepra të rënda; së dyti, për një person bën falje për më shumë vepra, pesë, gjashtë, shtatë e kështu me radhë dhe së treti, në rastin konkret assesi nuk kishte bazë juridike në kuptimin e arsyeshmërisë së vendimit për falje, nga shkaku se këtu nuk ishte në pyetje mbrojtja e interesit shtetëror. Ai përveç asaj që e shkel Kushtetutën, ai bën edhe shpërdorimin e pozitës së tij, keqpërdorimin e pozitës së tij, tejkalimin e kompetencave të tij që i ka sipas Kushtetutës dhe rregullativës pozitive – tha profesori universitar Osman Kadriu.

Pas presionit të protestuesve dhe faktorit ndërkombëtar, presidenti më 30 maj ai shfuqizoi vendimin për faljen e 22 personave, në mesin e të cilëve Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Gordana Jankullovska, Mile Janakievski, Zoran Zaev e Menduh Thaçi. Protestat u karakterizuan me hedhjen e ngjyrave në drejtim të Institucioneve shtetërore. Gjatë protestave u demolua edhe zyra e presidentit Ivanov në qendër ndërsa ishin arrestuar disa protestues.

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori