LAJMI I FUNDIT:

OBT pret rritje të tregtisë botërore 2.4%

OBT pret rritje të tregtisë botërore 2.4%

Tregtia globale është në rrugë që të rritet për 2.4 për qind në këtë vit, pavarësisht se ekziston “paqartësi e thellë” në aspektin e zhvillimeve ekonomike dhe politike, sidomos në SHBA, ka njoftuar të mërkurën Organizata Botërore e Tregtisë (OBT).

Hapësira e rritjes potenciale të tregtisë për këtë vit është rishikuar ndërmjet 1.8 dhe 3.6 për qind në krahasim me vlerësimin e shtatorit prej 1,8 deri 3,1 për qind, thekson OBT, duke treguar për rrezikun nga “ngufatja” e aktiviteteve tregtare për shkak të mungesës së qartësisë së politikave qeveritare, transmeton Reuters. /Telegrafi/