LAJMI I FUNDIT:

Dygjuhësia jozyrtare në Gjevgjeli (Video)

Dygjuhësia jozyrtare në Gjevgjeli (Video)

Gjevgjelia është qytet me rreth 16 mijë banorë. Ky qytet tashmë një kohë të gjatë e ka zgjidhur çështjen e gjuhëve, pasi që ka njëfar dygjuhësie jozyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Që në hyrje të qytetit mund të vërehen shenja të ndryshme, plaketat, reklamat në gjuhën maqedonase dhe greke. Banorët thonë se nëse shkon në dyqane, shitësi të flet greqisht.


Thuhet se në fundjavë Gjevgjelia vizitohet thuajse nga 4 deri 6 mijë grek. Banorët kanë mësuar gjuhën greke për të shfrytëzuar vizitën e grekëve, por shprehen se nuk u pengon të mësojnë gjuhët tjera, madje as edhe shqipen.

Për të ditur më tepër rreth dygjuhësisë në Gjevgjeli atëherë shihni dokumentarin 360°./Telegrafi/