LAJMI I FUNDIT:

Tre shtete në garë për Kampionatin Botëror 2026

Tre shtete në garë për Kampionatin Botëror 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanadaja do të dalin me një kandidaturë të përbashkët për të organizuar Kupën e Botës 2026.

Vendimin e bënë të ditur pasditen e së hënës në Nju-Jork drejtuesit e tre federatave që bëjnë pjesë në Konfederatën e Amerikës Veriore, Qendrore dhe Karaibeve (CONCACAF).


“Së bashku me partnerët nga Kanadaja dhe Meksika, kemi besim se do të sjellim një kandidaturë shembullore dhe të denjë për ta sjellë Botërorin në Amerikën e Veriut. Veçmas kemi dëshmuar se mund të organizojmë evenimente të mëdha botërore, ndaj nuk ka dyshim që së bashku mund të sjellim një përvojë të shkëlqyer”, u shpreh kreu i Federatës Amerikane, Sunil Gulati.

Kandidatura në fjalë ka mundësi të mëdha për t’u zgjedhur, pasi Europa dhe Azia janë jashtë gare duke qenë se do të organizojnë dy botërorët e radhës (“Rusi 2018” dhe “Katar 2022”), transmton oranews.

Botërori i vitit 2026 do të jetë i pari me 48 skuadra dhe 80 ndeshje të cilat do të ndahen: 60 në SHBA dhe nga dhjetë në Meksikë e Kanada. Në tokën amerikane do të luhen të gjitha takimet nga faza çerekfinale, ndërsa ende nuk është vendosur ku do të zhvillohet ndeshja hapëse.

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori