LAJMI I FUNDIT:

“Kriza politike në Maqedoni shkatërron ekonominë”

“Kriza politike në Maqedoni shkatërron ekonominë”

Zgjidhja e krizës politike në Maqedoni, sa i takon ekonomisë është tashmë e vonuar, vlerësoi ambasadorja gjermane e Gjermanisë, Christine Althauzer. Megjithatë ajo shtoi se zgjidhja është në tavolinë: parlament funksional, të zgjidhet kryetari i Kuvendit e pastaj të formohet edhe qeveria.

“Situata politike e krijon kornizën për gjithë shtetin, për ekonominë, kulturën dhe shëndetësinë. Sot është 11 Prilli ndërsa para 4 muajve u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të gjitha analizat tregojnë se kriza politike e cila zgjat një kohë të gjatë ka ndikim negativ në ekonominë e Maqedonisë”, tha Alltahauzer.

Nga organizata maqedono-gjermane thonë që kompanitë ankohen për pamjaftueshmërinë e sigurisë juridike dhe politike, stabilitetit social dhe luftës kundër korrupsionit.


Banka Botërore para disa ditëve publikoi raport për Maqedoninë, në të cilin thuhet që në kushte të tensionit politik, rritja ekonomike këtë vit do të jetë 2.8 %, ndërsa në vitin 2016 ajo shënonte 2.4 %, me çka Maqedonia u rangua e fundit për dallim nga vendet tjera të Ballkanit perëndimor./Telegrafi/