LAJMI I FUNDIT:

Mbi 800 diamante zbukurojnë tavanin e Rrolls-Royce (Foto)

Mbi 800 diamante zbukurojnë tavanin e Rrolls-Royce (Foto)

Dizajnerët e Rrolls-Royce, në bashkëpunim me një kompani arabe që merret me përpunimin e diamanteve, kanë shpenzuar mbi 90 orë, për të krijuar një motiv me diamante në tavanin e makinës.

Sikur mos të mungonte luksi i pafund që ndodhet në enterier, udhëtarëve do t’ju reflektojë edhe drita nga gurët e çmuar, që janë vendosur lartë, transmeton Telegrafi.


Të gjithë 800 diamantet janë vënë me dorë në mënyrë të pavarur, ndërsa nuk bëhet e ditur se sa ka përpunimi apo vlera që kanë.

Kjo është bërë për një blerës të paemëruar, ndërsa do të del në ekspozim në Abu Dabi më 27 prill. /Telegrafi/