Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, deklaroi të martën sundimi i ligjit nënkupton barazi para ligjit dhe nuk mund të thuhet se është arritur ky synim përderisa të gjithë qytetarët nuk do të jenë të barabartë para ligjit.
“Sundimi i ligjit nuk fuqizohet vetëm nga institucionet, por nga të gjithë qytetarët dhe nga ju student. Ju jeni ata, të cilët qysh gjatë studimeve, njoftoheni për së afërmi me ligjin dhe të drejtën, me hierarkinë e normave juridike dhe konceptin e të drejtës pozitive, por më e rëndësishmja është që qysh në këtë fazë të pranoni dhe kuptoni se askush dhe asgjë nuk mund dhe nuk duhet të jetë mbi ligjin”, tha ajo.
Sundimi i ligjit, para se gjithash, shtoi Ministrja Hoxha, nënkupton barazi para ligjit dhe ne nuk mund të themi se kemi arritur këtë synim përderisa të gjithë qytetarët nuk do të jenë të barabartë para ligjit.
Gjatë ligjëratës së mbajtur, ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e të drejtave pronësore duke vlerësuar se kjo e drejtë do të jetë efikase vetëm atëherë kur qytetarët i kanë të garantuara të drejtat e tyre pronësore dhe me lehtësi i gëzojnë ato në praktikë.
“Ju tashmë e dini se të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe të drejtat pronësore në veçanti, kanë veprim erga omnes, andaj le ta respektojmë të gjithë këtë parim, le ta inkurajojmë dhe ndihmojmë njëri tjetrin që t’i realizojmë këto të drejta. Vetëm kështu mund t’i dëshmojmë të gjithëve se populli ynë ka përqafuar vlerat dhe parimet demokratike”, tha ministrja Hoxha.
Në anën tjetër, Rektori Musaj ka falënderuar Ministren Hoxha për vizitën dhe ligjëratën e mbajtur me studentët, të cilët janë pasqyrë e arsimit superior, me përkushtim dhe motivim për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe të arsimit juridik, i cili bazohet në vlera evropiane.
Në fund të takimit, Ministrja Hoxha falënderoi Rektorin Musaj dhe studentët e këtij fakulteti duke shprehur gatishmërinë dhe përkrahjen për studentët, të cilët do të kenë për qëllim avancimin e mëtejmë të këtij Institucioni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj