LAJMI I FUNDIT:

Basha: Rama në dialog si kryeministër, do të dalë i dorëhequr

Basha: Rama në dialog si kryeministër, do të dalë i dorëhequr

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se rruga e dialogut mbetet e hapur, por Edi Rama do të hyjë në dialog si kryeministër e do të dalë si i dorëhequr. Duke folur në çadrën e protestës, Basha tha se 6 ditë më parë është rënë dakord të flitej për formimin e qeverisë teknike.

“E ja pra, që vend dhe orë nuk ka patur dhe nuk mund të kishte sepse zgjidhjet e vërteta, jo fasadë, dialogu i vërtetë nuk kanë nevojë vetëm për vendin dhe orën siç takohen të dashurit, po ka nevojë për një program dhe përkushtim serioz për të zgjidhur krizën politike ku e ka futur vendin një qeveri dhe një kryeministër që do të shkatërrojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, mundësinë e vetme për popullin që të vendosë. Të kam thënë në çadër të vish me dorëheqje, po shprehu dëshirën për të ardhur në çadër dhe në këtë çadër të lirisë ku shumicë prej jush thatë se nuk mund të vinte, unë me përgjegjësinë që më keni ngarkuar, ju kërkova ta mirëpresim me dorëheqjen e firmosur për ta bërë pjesë të zgjidhjes atë që është sot i vetmi problem dhe e vetmja pengesë, kryeministrin që refuzon të japë shqiptarëve garancitë për zgjedhjet e lira e të ndershme përmes një qeverie teknike”

“Meqë dëshirën për në çadër e ke shprehur shumë herë, eja në këtë çadër me dorëheqjen në xhepin e xhaketës dhe ne do të presim paqësisht. Por lëri lojërat e fjalëve, dialogun e dakodrësuam ditën e mërkurë, 6 ditë përpara, u ra dakord se do të flitej për formimin e qeverisë teknike dhe për mandatin e qeverisë teknike. Dy tema që kërkojnë përgatitje serioze, aq më shumë po të kemi parasysh se çfarë dredharaku fjalë ngrënë kemi përballë. Ndaj të nesërmen e deri sot ekipi negociues i opozitës ka qënë në gatishmëri për të përgatitur një dialog të vërtetë në funksion të zgjidhjes. Nuk mund të bëjmë ne lojëra fjalësh, do të hyjë si kryeministër në dialog po do të dalë nga dialogu si kryeministër i dorëhequr që i hap rrugën qeverisë teknike me mbështetje të gjerë politike”, tha Basha.


Kreu i opozitës i është përgjigjur zërave për largim të aleatëve të tij, duke thënë se janë në besë jo me PD, por me fjalën e dhënë para qytetarëve shqiptarë.

“Mirënjohje për të gjithë aleatët tanë. Jo besën me mua, as me PD, por fjalën e dhënë para qytetarëve shqiptarë sepse kjo betejë është vetëm e vetëm për qytetarët shqiptarë. Ka nisur si e tillë dhe duhet patjetër të përfundojë si e tillë. Që të përfundojë si e tillë duhet të shmangim çdo kurth, çdo çark, çdo dredhi që ka për qëllim t’i japë oksigjen republikës së vjetër akoma dhe të shmangë, ndalojë apo ngadalësojë projektin e republikës së re”, theksoi Lulzim Basha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori