LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj, Beogradit: Nëse dëshironi të luani me zjarr, puna e mbarë ju qoftë

Haradinaj, Beogradit: Nëse dëshironi të luani me zjarr, puna e mbarë ju qoftë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka theksuar se deklarata e tij e bërë para disa ditëve është kapur për bishti.

Ai në foltoren e Kuvendit tha se plotësisht ka qenë i vetëdijshëm për deklaratën që e ka bërë, duke e përsëritur se të gjithë duhet të kenë kujdes pasi nuk do të lejohet të luhet më me kombin shqiptarë.

Por deputeti Daut Haradinaj tha se asnjëherë nuk ka  deklaruar se do ta pastrojë Kosovën etnikisht.


“Asnjë prej qeveritarëve serb nuk i kanë ruajtur monumentet kulturore dhe fetare. Vet i kemi ruajtur ato. Nuk lëshojmë pe më. Përgjigjen e njëjtë qysh e kanë marrë në vitin 1998 – 1999 do ta marrin prapë. E përsëriti edhe një herë e kam thënë me plotë vetëdije atë deklaratë. Por ajo deklaratë është kapur për bishti dhe kujt i ka konvenuar ajo le të mbajë përgjegjësi. Ata që sot krekosen për serbët e Kosovës, le të na tregojnë se si u bë vrasja e Pandes për t’ua lënë fajin shqiptarëve. Nuk kam thënë se do të ketë spastrim etnik por duhet ata në Beograd të kenë kujdes sepse janë ata që po tentojnë ta spastrojnë Kosovën, e në rast që po duan me luajt me zjarr, puna e mbarë iu koftë”, ka shtuar Haradinaj.

Ndryshe, ditë më parë deputeti Daut Haradinaj ka thënë se nëse ndodh që ish–kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të transferohej në Serbi, atëherë mund të ketë edhe luftë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Politikë
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq

Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq

Lajme
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Lajme
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzën: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë

Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzën: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë

Politikë
Kalo në kategori