OBSH e vendos zyrën e saj në Prishtinë nën përkujdesjen e zyrës së Beogradit
Një zyre në Kosovë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) është vendosur nën ‘përgjegjësinë’ e Zyrës në Serbi, duke ndryshuar, siç thonë zyrtarët e saj në Prishtinë, një praktikë të ndjekur për vite me radhë të funksionimit të saj të shkëputur nga ‘përgjegjësia’ e Beogradit.
Ndryshimet në statusin e Zyrës së OBSH-së në Prishtinë, thonë zyrtarë të saj, erdhën në kohën e pritjes së emërimit të një zyrtari udhëheqës të zyrës, pas largimit të drejtuesit të deritashëm.
Por, drejtues të OBSH-së i thanë Radios Evropa e Lirë se Kosova sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nuk është pranuar si një vend anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe siç thuhet “Rezoluta obligon ligjërisht të gjitha entitetet e sistemit të OKB-së”.
Menaxherja ekzekutive për Marrëdhënie të Brendshme dhe Komunikime të Korporatës, zyra rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropë, Licari Lucianne, i tha Radios Evropa e Lirë, se Zyra në Prishtinë “është e regjistruar si një zyre në terren që është e përkushtuar, siç tha, ‘të punojë në bazë të kërkesave nga një territor i caktuar’.
“OBSH ka shumë zyra terreni globalisht dhe vetëm në OBSH-Rajoni Evropian janë katër të tjera, përfshirë një në Gazantiep dhe gjithashtu një në Banja Llukë. Të gjitha zyrat e terrenit konsiderohen si nën-zyra të një zyre vendore (shtetërore) të OBSH-së. Gazantiepi është nën-zyre e Zyrës vendore (shtetërore) të OBSH-së në Turqi, Banja Lluka një nën-zyre e Zyrës Vendore (shtetërore) të OBSH-së në Bosnjë e Hercegovinë dhe ndërkohë Prishtina është një nën-zyre e Zyrës Vendore (shtetërore) të OBSH në Serbi’’, ka thënë Licari Lucianne në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.
OBSH-ja tha se zyra e terrenit në Prishtinë u hap më 1998 për të siguruar ofrimin e ndihmës humanitare nga Zyra rajonale për Evropën e OBSH-së si dhe ajo gjatë viteve në vijim tregoi të ishte një zyre e rëndësishme ndërlidhëse përmes së cilës OBSH-ja do të kanalizonte ndihmën e saj teknike për autoritetet e shëndetësisë në Kosovë.
Vendimi për ta trajtuar zyrën e OBSH-së në Kosovë si nën-zyre të Zyrës në Serbi, është vlerësuar nga punonjësit e saj në Prishtinë, të jetë në kundërshtim me praktikat e deritashme të deklarimit të OBSH-së për neutralitetin ndaj statusit të Kosovës.
Sami Uka, zyrtar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, i tha Radios Evropa e Lirë se nëse ndodhë që t’i raportohet Serbisë lidhur me punën e zyrës së OBSH-së në Kosovë kjo bie në kundërshtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.
“Ne e konsiderojmë si një regres apo kthim prapa në statusin e zyrës së OBSH-së. E konsiderojmë, thjeshtë, të papranueshme, pasi është në kundërshtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit por edhe me deklarimin e OBSH-së për neutralitetin e saj ndaj statusit të Kosovës. Ne shpresojmë që ky është një gabim i cili mund të korrigjohet dhe po shpresojmë që do të kemi angazhimin e institucioneve vendore për anëtarësimin e plotë të Kosovës në OBSH, por edhe për zgjerimin e bashkëpunimit me këtë organziatë”, ka thënë Uka.
Me largimin e udhëheqësit të OBSH-së në Prishtinë, konkursi i ri për një drejtues të ri të saj, thotë Sami Uka, ka ndryshuar edhe statusin e deritashëm të kësaj zyreje.
“Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, jo vetëm që nuk ka lëvizje pozitive, por ka edhe kthim prapa në bazë të konkursit që është publikuar në web faqen e OBSH së, lidhur me angazhimin e një zyrtari ndërlidhës në zyrën e OBSH-së në Prishtinë. Ai tash e tutje, sipas konkursit, do t’i raportojë zyrës së OBSH-së në Beograd”, thotë Uka.
Kosova nuk është anëtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, meqë nuk është as edhe anëtare e OKB-së, pavarësisht se mbi gjysma e vendeve anëtare të saj e kanë pranuar pavarësinë.
Procesi i anëtarësimit të saj në organizatën botërore megjithatë ka ngecur për shkak të kundërshtimeve në mesin e një pjesë të anëtarëve të OKB-së.
Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Imet Rrahmani, i pati deklaruar Radios Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës po punojnë për anëtarësimin e vendit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, por nuk ka dhënë ndonjë hollësi se kur mund të ndodh një përpjekje për aplikim. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Thërriste nënë, nënë", farmacistja tregon momentet kritike të 14-vjeçarit i cili vdiq nga therja me thikë
Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës
Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun
Rrëfimi i Fitore Iljazit në Rose
Apeli i Posaçëm e la në burg, reagon Ilir Meta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian