LAJMI I FUNDIT:

Pas Dautit, edhe Zafiri: Nëse Ramushi ekstradohet në Serbi, s’do të ketë qetësi!

Pas Dautit, edhe Zafiri: Nëse Ramushi ekstradohet në Serbi, s’do të ketë qetësi!

Deklarata e deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, lidhur me kërcënimet me luftë ndaj Serbisë, nëse Ramushi ekstradohet në Beograd, ka nxitur reagime të shumta në vend dhe më gjerë. I të njëjtit mendim është edhe një deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e opozitës. Bëhet fjalë për Zafir Berishën e NISMA-s i cili konsideron se është e padrejtë kjo çfarë po i bëhet gjeneralit të UÇK-së.

“Reagimi i Dautit ka qenë i natyrshëm pasi po flitet për vëllain e vet. Nuk po besojë se bash tragjike ka qenë deklarata e tij. Mirëpo, natyrshëm nëse Ramushi ekstradohet në Serbi themi se nuk do të jetë gjithçka në rregull siç është aktualisht”, ka thënë ai.


Më tej, deputeti i partisë së Fatmir Limajt thotë se nuk e kanë ndërmend ta ulin kurrizin para Serbisë dhe serbëve që janë në Qeveri dhe institucione të Kosovës. “Mendojë se rasti i Ramushit është bërë boll më me lojëra të pista që bëjnë politikanët idiotë të Kosovës dhe një pjesë e ndërkombëtareve me ndjenja të shqiptarëve”, ka thënë ai për “Indeksonline”

Ndryshe, deputeti, Daut Haradinaj ka thënë se nëse ndërkombëtarët duan një Kosovë pa komunitetin serb, atëherë le ta ekstradojnë atë. “Munden me na fut në luftë, asgjë tjetër. Unë nuk e di për të tjerët, por unë e di për vete se në rast se gabojnë dhe bëjnë kësi veprime, atëherë të bëhen gati për tema më serioze. Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, tha ai.

Ndërkaq  kryeministri dhe presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandër Vuqiç, ka thënë se është e rëndësishme që tensionet të largohen dhe të mos provokohet situata më tej.

“Nuk është lehtë të dëbohen serbet nga shtëpitë e tyre, ata as nuk mund të tremben apo fiksohen nga deklarime të tilla. Është e rëndësishme që të kihet kujdes dhe të shmanget ndonjë incident”, ka deklaruar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori