LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin publikon siluetën e modelit DBX (Foto)

Aston Martin publikon siluetën e modelit DBX (Foto)

Prodhuesi britanik Aston Martin, ka bërë të ditura planet ambicioze që brenda shtatë vitesh, të krijojë shtatë modele tërësisht të reja.

Prej makinë sportive DB11, deri te hipermakina Valkyrie, disa sedan dhe SUV, kompania është duke u përpjekur të mbulojë sa më shumë segmente që mundet, transmeton Telegrafi.


Në mesin e tyre është e DBX, një crossover që ishte paralajmëruar në vitin 2015, por më kurrë nuk është folur për të.

Së fundmi është publikuar një imazh zyrtar nga Aston Martin, që e tregon siluetën e kësaj makine që do të hyjë në prodhim gjatë vitit 2019.

Nuk bëhen të ditura detajet, por deri në kohën kur pritet të lansohet, mund të kemi edhe shumë lajme për të. /Telegrafi/