LAJMI I FUNDIT:

“Nuk ka arsye për frikësime nga tërmetet, gjithçka është në kuadër të normalitetit seizmik”

“Nuk ka arsye për frikësime nga tërmetet, gjithçka është në kuadër të normalitetit seizmik”

“Gjatë dy ditëve të kaluara në Maqedoni u ndjenë dy tërmete me fuqi mesatare, të cilët erdhën nga epiqendra të rajoneve të ndryshme. Qytetarët nuk duhet të shqetësohen nga tërmetet që dje dhe sot dridhën Maqedoninë”, deklaroi Dragana Çernih-Anastasovska, udhëheqëse e Observatorit seizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tërmet i fuqishëm në Shqipëri, dridhet edhe Maqedonia
Lexo po ashtu Tërmet i fuqishëm në Shqipëri, dridhet edhe Maqedonia

Ajo shtoi se gjithë objektet në Maqedoni, pas tërmetit katastrofik në Shkup në vitin 1963, janë të ndërtuar që të përballojnë tërmet me intenzitet të shkallës IX sipas shkallës evropiane makroseizmike./Telegrafi/

Tërmeti i ri në mëngjes, është dridhur Prilepi
Lexo po ashtu Tërmeti i ri në mëngjes, është dridhur Prilepi